Islami për Gazeta Olle: Kohë monotone, më mungon futbolli

Që nga dita e enjte, gjitha aktivitetet sportive në vend, janë pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Nga ky virus, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 20 raste pozitive, e për fat të mirë pa pasoja në jetë njëriu, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi i krahut, Përparim Islami, pjesë e Feronikelit, në një prononcim për gazetën, tha se futbolli po i mungon shumë, përkundër stërvitjeve që po bën.

“Të them të drejten, këto ditë nuk po i kaloi edhe aq mirë pasi po më mungon futbolli, si dhe shoqëria e përditshme. Gjithsesi nuk kemi çfarë të bëjmë në këtë aspekt pasi përballë kemi një virus për të cilën janë mobilizuar e gjithë bota”, tha fillimisht Islami.

“Unë gjatë këtyre ditëve po bëjë ushtrime fizike me tempo shumë të lartë, dhe po mbajë formën, gjë që jami i kënaqur pasi po shkojnë mjaft mirë. Gjithsesi, është një kohë monotone por duhet të gjejmë vullnetinë për punë, pasi një pauz e tillë për një futbollistë mund të bëjë ta humbet edhe gjendjen fizike fare lehtë”, shtoi ai.

Gazeta, gjatë ditës ka kontaktuar edhe sulmuesin e Trepçës 89, i cili vjen nga qyteti i Klinës, zonë kjo e prekur nga ky virus.

Sulmuesi i Trepçës 89,  ka thënë se po vazhdon stërvitjen individuale, por shpreson të rikthehet sa më parë, puna në grup e ekipeve kosovare.

“Shumë e vështirë pa futboll, shpresojë që kjo gjendje të kalon sa më shpejt dhe të fillojmë kampionatin aty ku e lamë”, tha fillimisht Manaj.

“Unë jam duke bërë çdo ditë ushtrime në natyrë për të mbajtur vetën në formë fizike”, shtoi ai.

Tutje, 21 vjeçari i Kombëtares së Kosovës, komentojë edhe situatën në qytetin e Klinës, vend ky i cili gjendet në karatinë pas disa rasteve me koronavirus.

“Qyteti është në karantinë që nga dita e shtune, njerëzit këtu janë shumë të kujdesshëm dhe deri tani po ju përmbahen rregullave, lëvizja bëhet vetëm për nevoja të domosdoshme”, tha tutje Manaj.

“Unë kam një lutje për të gjithë qytetarët dhe sportistët, që të kenë sa më shumë kujdes dhe t’i përmbahen udhëzimeve të dhëna që të kalohet sa më shpejt kjo gjendje e krijuar”, përfundoi Manaj./V.Ibishi – Gazeta Olle