Ishte raportuar se do të transferohet në Serie A, tjetër sulmues i Shqipërisë i padëshiruar te skuadra e tij

Me merkaton e cila u mbyll ditën e djeshme, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi është konrmuar të paktën deri në janar pjesë e skuadrës së Akisarsporit në Turqi.

Kavajasi është transferuar te kjo skuadër në muajin janar, ndërsa në përfundim të sezonit të kaluar ekipi ra një kategori më poshtë dhe tashmë aktivizohet në kategorinë e parë turke.

Ndërkohë, në këto javë të kampionatit, Cikalleshi nuk qenë i grumbulluar me skuadrën, ndoshta edhe prej faktit se pritej të transferohej diku tjetër dhe kishte përfunduar jashtë planeve të trajnerit.

Por, me një mundësi e cila nuk erdhi kurrë në merkato, tashmë sulmuesi duhet të mendojë sërish për një rol prej protagonizmi, pasi deri në janar mbeten edhe shumë muaj.

Ndërkaq, aktualisht sulmuesi është i grumbulluar nga trajneri Edi Reja, për dy ndeshjet kualikuese të Shqipërisë ndaj Francës dhe Islandës.