Ishte duke humbur 3-0, PSG ishte afër të bënte përmbysjen më të madhe të vitit

PSG, kampioni aktual i Francës ka bërë një rikthim të madh në rezultat.

Në takimin ndaj Amiens, PSG ishte duke humbur 3-0, ku më pas erdhi përmbysja e madhe me katër gola të shënuar, duke barazuar në fund 4-4, shkruan Gazeta Olle.

Guirassy, Kakuta dhe Diabate ishin shënuesit për skuadrën vendase.

Kurse më pas kundërpërgjigja erdhi fillimisht nga Herrera, e më pas Bakker, Kouassi e Icardi.

E krejt në fund të ndeshjes, Guirassy vendosi rezultatin final të ndeshjes në minutën e 91-të.

PSG, po vazhdon ta mbajë diferencën prej 13 pikëve ndaj përcjellësit të dytë në Francë.