Ish ylli i Milanit dhe Kroacisë vjen në varrimin e Vokrrit

Mengjesi i së shtunës mori jetën e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

I pari i futbollit kosovar la pas shumë miq, kurse miq kishte anekënd botës.

“GazetaOlle.com” mëson eksluzivisht se ish ylli i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban, do të vije nesër në varrim.

Boban momentalisht është zëvendës sekretar i FIFA-s. Gjatë kohës kur Kosova priste debutimin në ndeshje ndërkombëtare, Boban ishte përgjegjës për dhënien e lejes për futbollistët kosovarë, duke dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.

download

Krahas Bobanit, në varrim do të vijnë edhe ish zyrtarë dhe ish futbollistë të Partizanit të Beogradit, ku Vokrri kishte luajtur si futbollist.

Gazeta Olle mëson se do të vijnë, Zoran Lakovic, i cili është zyrtar i lartë i UEFA-së, si dhe Branko Ruzhic, i cili kishte pranuar prej vitesh autoritetin e FFK-së, duke iu bërë thirrje klubeve të Graçanicës dhe Ranillugut për të garuar nën ombrellën e FFK-së.

Po ashtu, në varrim do të ketë edhe zyrtarë të Fenerbahçes, klub në të cilin po ashtu Vokrri ka bërë karrierë.