Ish ylli i Kombëtares tregon se pse kosovarët më lehtë kalojnë në Evropë se sa lojtarët nga Shqipëria

Ish-mbrojtësi i njohur i Kombëtares, Adrian Aliaj, prej disa vitesh drejton një agjenci menaxhimi lojtarësh.

Ai ka bërë shumë transferimi dhe njëri ndër ta është edhe Amir Rrahmani.

Aliaj tregon se pse lojtarët nga Kosova çajnë rrugën për Evropë më lehtë se ata të Shqipërisë.

“Edhe pse kemi një kampionat më të mirë, kushte më të mira dhe trajnerë më të mirë, sërish lojtarët kosovarë depërtojnë më lehtë, pasi kanë një edukatë tjetër, të përfituar nga shkolla ish-jugosllave. Është për t’u habitur, por kjo mendoj se bën diferencën mes lojtarëve kosovarë dhe atyre që rriten në Shqipëri”, ka thënë ish mbrojtësi i Kombëtares.

Loading...