Ish trajneri i klubit shqiptar pritet të marrë drejtimin e Kroacisë

Kaos te Kroacia. Pas turpërimit të Dinamos së Zagrebit nga Skënderbeu, edhe kombëtarja kroate është në prag të dështimit total. Favorite e madhe në grupin e Kosovës, Kroacia e yjeve është pranë eliminimit.

Barazimi mbrëmë ndaj Finlandës, me lojë mediokre, ka bërë që vendi i parë të bëhet pronë e Islandës, që javën e ardhshme ndaj Kosovës zor se do të gabojë.

Po Kroacia? Shkon në Ukrainë, betejë për vendin e dytë, por do ta bëjë me trajner të ri.

Ante Çaçiç është pushuar nga puna menjëherë pas ndeshjes dhe sot federata kroate ka emëruar trajnerin e ri: Zllatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, kur klubi dinamovit dominonte Shqipërinë, dekadën e shkuar dhe afronte superlojtarë e trajnerë si Daliç, i cili debuton në Ukrainë, shkruan Sport Ekspres.

Al Ain  Vs Kalba Soccer