Ish-trajneri i Flamurtarit të Prishtinës kërkon mesfushorin që shkëlqeu tek Vëllaznimi

Ish-trajneri i Flamurtarit të Prishtinës, Samuel Nikaj, është duke kërkuar lojtarë në Kosovë.

Ai momentalisht drejton Kastriotin e Krujës, kurse tani ka hedhur sytë nga Vala Superliga e Kosovës.

Ai gjatë emisionit të djeshëm “E hëna sportive” në TVSH, tha se po interesohet për dy lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

altik vellaznimi

Njëri nga ta është Adonis Shala, mesfushori anësor që luan me Vëllaznimin e Gjakovës.

Ai ishte njëri ndër më të mirët këtë stinor tek Vëllaznimi.

samuel nikaj

Nikaj ka drejtuar sezonin e kaluar Flamurtarin, të cilin e riktheu pas gjashtë vitesh në Superligë.

vellaznimi

Vellaznimi