Ish-sulmuesi i Trepçës nënshkruan me skuadrën elitare bullgare

Ndue Mujeci, sulmuesi shkodran që luajti para disa vitesh te Trepca për një kohë të shkurtër në verë iu bashkua OFK Pirin në Bullgari, por vetëm pas gjashtë muajsh ka ndërruar skuadër.

23-vjeçar i është bashkuar Dunav Ruse, skuadër tjetër e elitës së futbollit bullgar, e cila ndodhet në pjesën lart të tabelës së renditjes, në vendin e gjashtë.

Shkodrani gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar në 11 ndeshje në kampionat, gjashtë prej të cilave si titullar.

Ai nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës dot në kampionat, ndërkohë që ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Bullgarisë.

nduee

loading...