Ish sulmuesi i Dritës probleme me zemër: Ja çfarë i kishin thënë mjekët në vitin 2018

Kyriun Nwabueze, ish sulmuesi i Dritës edicionin e kaluar po bën paraqitje të jashtëzakonshme në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, te skuadra e Laçit.

Tashmë sulmuesi ka shënuar 11 gola në 10 xhiro të kampionatit elitar shqiptar, shkruan Gazeta Olle.

Por mediat shqiptare sot kanë dalë me lajmin se futbollisti amerikan vuan nga një problem shëndetësor.

Me 28 qershor 2018, Nwabueze kishte shkëputur kontratën me skuadrën sllovene ND Gorica pas vizitave mjekësore, nga të cilat mjekët nuk kanë dhënë miratimin se ai mund të vazhdonte karrierën futbollistike në klubin slloven.

“Kyrian Nwabuezes nuk i është dhënë leje nga mjekët sllovenë për të vazhduar karrierën futbollistike me fanellën bardheblu. Përgjigjja e analizave mjekësore nuk i ka kënaqur mjekët, prandaj ND Gorica ka pranuar që ta ndërpresë bashkëpunimin me këtë futbollist. “Falënderojmë përzemërsisht Kirian Nuabuezen për kontributin e tij me skuadrën tonë dhe i urojmë fat, por mbi të gjitha shëndet të mirë gjatë jetës së tij”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e klubit slloven.

GORICA

Pas kësaj, sulmuesi nga Nigeria por me pasaportë amerikane, ishte transferuar te Pobeda në Maqedoni e më pas në Kosovë te Drita.

Opinioni kosovar ka qenë i njoftuar për rastin e Nwabuezes por që nuk kishte bërë bujë të madhe./GazetaOlle

nUABUEZE