Ish-sulmuesi i Dritës drejt këtij kampionati të rëndësishëm

Kyrian Nwabueze është kryegolashënuesi në Kategorinë Superiore, teksa e ka gjetur rrjetën plot 17 herë me Laçin.

Sulmuesi amerikan është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Superiore, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të huaja.

Duket se aventura e Nwabueze në Shqipëri do të zgjasë vetëm një vit, pasi nga sezoni i ardhshëm atë mund ta shikojmë në një kampionat tjetër. Këtë e konfirmon menaxheri turk, Gyrel Bergen.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se ka marrë miratimin e Nwabueze dhe po punon ta transfrojë atë në Turqi.

“Ne e kemi marrë miratimin nga Nwabueze, për ta transferuar atë në një klub turk. Ne po punojmë për ta arritur këtë.”, është shprehur Bergen.