Ish-reprezentuesi gjerman merr drejtimin e Shkëndijës?

Shkëndija është pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri që do ta udhëheq skuadrën për pjesën e dytë të këtij kampionati.

Sipas mediave maqedonase, tetovarët kanë arritur marrëveshje me trajnerin Thomas Brdaric, ish reprezentuesi gjerman me prejardhje kroate.

Brdaric gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr skuadrat gjermane si Union Solingen, Neustrelitz, Wolfsburg II dhe së fundi Steinbach.

Mediat maqedonase raportojnë se gjasat që trajneri 41 vjeçar të jetë në krye të Shkëndijës janë 99.99%, ndërsa thuhet se qysh tash Brdaric ka filluar të mendojë për emrat e rinj që do t’i bashkohen skuadrës për përforcime.

Loading...