Ish-reprezentuesi gjerman e merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës? (FOTO)

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës, duket se e ka zgjidhur përfundimisht çështjen e trajnerit.

Sipas lajmeve të fundit, në bankinën e kuqezinjve do të ulet një emër i njohur.

Bëhet fjalë për Thomas Brdaric i cili në të kaluarën si lojtar ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.

Ndërkohë ai ka qenë edhe zëvendës-trajner te ekipi i Wolsburgut.

Gjermano – kroati ka një eksperiencë të madhe pasi ka drejtuar edhe të tjera skuadra në futbollin gjerman.