Ish-portieri i Unitedit ndahet nga gruaja shqiptare, arsyeja është e çuditshme (FOTO)

Portieri danez Anders Lindegaard pritet të shkurorëzohet nga modelja shqiptare Misse Beqiri pas dy vjetësh martesë.

Anëtari i ekipit Preston North End ka thënë se dallimet e mëdha mes tyre është arsyeja kryesore që ata kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, raporton The Sun.

Lindegaard dhe Misse Beqiri kanë djalin trevjeçar Julianin, shkruan Opinion.al.

“Shkaku i dallimeve të konsiderueshme ne kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë. Kujdesi për djalin do të jetë prioritet i yni”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

“Kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë për ne”, thuhej më tej.

fe7f1068fb6011e2a12822000a9f18f6_7_mediagallery-page

auto_e1_1472130725-8890341472131169