Ish-portieri i Istogut dhe Besës, në prova te Minnesota United

Kushtrim Ramosaj para pak vitesh ruante portën e Deçanit, Istogut dhe Besës së Pejës.

Mirëpo, migrimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që Ramosaj të provojë fatin dhe të kërkojë kontratë profesionale në klubin amerikan, Minnesota United.

Faqja zyrtare e këtij klubi ka intervistuar Ramosajn, i cili ka folur edhe për futbollin kosovar.

“Po mundohem të zë një vend dhe t’iu tregojë trajnerëve dhe skuadrës se e meritoj një vend”, ka thënë Ramosaj për ‘mnunitedfc.com’, raporton GazetaOlle.com.

“Niveli këtu është shumë më i lart se sa ai ku kam luajtur në Kosovë, lojtarët janë shumë më të fortë”, shtoi ai.

Minnesota garon në Ligën Veriore të Shtetet të Bashkuara të Amerikës, që ndryshe i bie rangu i dytë elit. /Olle

ramosajjjj