Ish ndihmësi i De Biasit shkarkohet pas humbjes në shtëpi në Champions

Ish-ndihmës trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezani ka mbetur pa skuadër.

Italiani tashmë është shkarkuar nga posti i trajnerit te skuadra qipriote, Apoel Nicosia pas humbjes në Champions nga Qarabag, shkruan GazetaOlle.

49 vjeçari e kishte bërë Apoelin Kampion në elitën e futbollit të Qipros.

Tramezani më parë ka drejtuar edhe skuadrat zvicerane si Sion e Lugano.

Ndërsa ishte ndihmës trajner te Shqipëria gjatë kohës së Gianni De Biasit.