Ish-mesfushori i Juventusit dhe Serbisë i lindur në Mitrovicë: Ka lojtarë të mirë, mund të transferohesha në Kosovë

Ndeshja e paralajmëruar për të mërkurën në mes Crvena Zvezdës dhe klubi serb Trepça nga Mitrovica Veriore nuk u zhvillua në Kosovë, ashtu siç pretendonin serbët pasi që me kërkesë të Federatës së Futbollit të Kosovës, autoritete kosovare të sigurisë nuk e lejuan Zvezdën nga Beogradi që të futet në territorin e Kosovës, shkruan Zëri.

Sfida në fjalë u zhvillua një ditë më pas në Stara Pazovë të Serbisë.

Ndeshja e fazës së 1/16 të Kupës së Serbisë i takoi Crvena Zvezdës me rezultat të thellë 8:0.

Këtë takim e ka përcjell nga afër edhe ish-ylli i Kombëtares së Serbisë, Milosh Krashiq.

Image

Ky i fundit ka qëndruar së bashku me zyrtarët e Trepçës shkruan Kurir.rs.

Ish-futbollisti i Juventusit ka lindur në Mitrovicë derisa nuk ka hezituar që të rrëfehet për mediumin serb.

“Më vjen keq që ndeshja nuk u zhvilluar në Mitrovicë. Ishte një spektakël për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sidoqoftë, është një fuqi më e lartë. Por ka njerëz nga që kanë mbërritur në Stara Pazova për të mbështetur ekipin”, theksoi Krashiq i cili është pensionuar nga futbolli.

“Më pëlqen të kem familje, të pushoj pas një karriere dhe duhet të mendoj se çfarë të bëj më pas. Mund të transferohesha edhe në skuadrat nga Kosova që një pjesë të përvojës dhe njohurive të mia ta transformoja atje si te Trepça ose Rudar. Gjithmonë ka pasur lojtarë të talentuar dhe të mirë në Kosovë. Shpresojmë që do të shfaqen disa Krasiç të ri, Stevanoviç, Nikoliç, Lazetic”, pohoi Milosh Krashiq.

Image