Ish-mesfushori i Gjilanit prezantohet te skuadra e njohur në Kategorinë Superiore

Ish-mesfushori i Gjilanit, Ansi Nika është bërë me skuadër të re.

Shkodrani tashmë është transferuar te Flamurtari në Vlorë, shkruan GazetaOlle.

Njoftimi zyrtar tashmë është bërë nga skuadra vlonjate në faqen e tyre në rrjetet sociale.

29 vjeçari edicionin e fundit ishte pjesë e Superligës së Kosovës te skuadra e Gjilanit.

Në 25 takime ai shënoi dy gola, ndërsa ishte ndëshkuar me karton të kuq në disa ndeshje./GazetaOlle