Ish lojtari i Trepçës ’89, Kabba Sambau nënshkruan për klubin në Shqipëri

Skënderbeu ka zyrtarizuar edhe një afrim tjetër, në orët e fundit të merkatos. Ekipi korçar ka zyrtarizuar mbrojtësin Kaba Sambou.

Ky i fundit, ishte provuar tek Partizani 1 vit më parë, por më pas nuk firmosi dhe shkoi tek Trepça ‘89 në Kosovë.

21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, dhe do të jetë një përforcim më shumë për Ilir Dajën, në qendër të mbrojtjes.

kabba sambou

Sambou ishte ndër më meritorët që 89-shi u shpall kampion.

Lojtari nuk kishte pranuar ta rinovjë me mitrovicasit, ndërsa kishte provuar vetën edhe në Belgjikë.

kabba sambou