Ish-lojtari i Skënderbeut i dha një rikthim të hidhur në Champions, Interit

Interi është ndalur në barazim në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi italian barazoi 1:1 me Slavian e Pragës.Pas pjesës së parë që përfundoi pa gola, ishte ish-futbollisti i Skënderbeut, Peter Olayinka që ia dha epërsinë mysafirëve në minutën e 63-të.

Pas këtij goli, Interi shtoi sulmet drejt portës së çekëve duke kërkuar golin e barazimit, të cilin edhe e gjeti në minutat shtesë të takimit.

Nicolo Barella shënoi për 1:1, duke e vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.