Ish lojtari i Serie A, ylli i madh shqiptar te Partizani, kjo është situata

Partizani po përgatitet edhe për një goditje “big” në merakto.

Drejtori Sportiv, Edmond Haxhia po punon për të sjellë në skuadër edhe mesfushorin me tipare sulmuese Agim Ibraimi.

Lojtari në fjalë është ende nën kontratë me Astanën, por për arsye dëmtimesh në kohët e fundit nuk bën pjesë më në planet e skuadrës kazake.

Prej ditësh emri i tij sa vjen e lakohet në kampin e skuadrës së Partizanit, por vendimi nëse ai do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit do të merret vetëm ditën e sotme.

Këtë gjë e ka zbuluar gazetari sportiv Elvis Rexha, i cili i ftuar në emisionin “Ora Skaner” u shpreh se për Ibraimin drejtori Edmond Haxhia do të marrë vendimin ditën e sotme nëse do të vijë te Partizani apo jo.

Ai ka luajtur në Serie A me Cagliarin.