Ish-lojtari i Lirisë nënshkruan me Partizanin

Mbas takimit miqësor të zhvilluar, të mërkurë në Ohër ndaj KF Renova, skuadra e kuqe e Partizanit i është rikthyer stërvitjes intensive në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë.

Ajo që ishte për t’u veçuar në këtë seancë stërvitore ishte fakti se në radhët e të kuqeve të Partizanit ishte edhe mesfushori shkodran Alsid Tafili, për të cilin drejtuesit e klubit 15 herë kampionë të vendit, u shprehën se ai është lojtari më i ri i Partizanit.

Klubi i kuq i Partizanit, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, njofton se prezantimi zyrtar me fanelën e kuqe i Alsid Tafili…

Tafili disa vjet më parë ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.