Ish lojtari i Kombëtares shqiptare trajner i ri i KEK-ut

Pas dorëheqjes së papritur të Xhengis Rexhepit, KEK-u është vënë në kërkim të trajnerit të ri.

Madje, ekziston mundësia që marrëveshja me teknikun e ri të zyrtarizohet nesër.

Trajneri i ri i KEK-ut pritet të jetë Bledar Devolli.

Fotografia e Gezim Mehmeti

Ish-futbollisti i Tiranës që arriti t’ia sigurojë Kamzës elitën e futbollit shqiptar, është shumë afër marrëveshjes me ‘Elektricistët’, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje, Devolli ishte sot për ta parë KEK-un në miqësoren ndaj Ramiz Sadikut.

Devolli pritet ta zë vendin e Xhengis Rexhepit që u dorëhoq nga KEK-u.

Image result for bledar devolli