Ish-lojtari i Anglisë investon tek Trepça? (VIDEO) 19/05/2017 Futboll Vendor, Vala Superliga Ish lojtari i Anglisë në futboll, Brian Dean, ka ardhur në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin e Trepçës, me kërkesë të disa investitorëve anglez. Drejtori sportiv i skuadrës mitrovicase, Ajet Shosholli, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkpunim, dhe foli më shumë rreth ardhjës së anglezit në Kosovë, raporton Tribuna Channel. Dean kishte shënuar golin e parë historik në Premier Ligë, që prej se ky kompeticion mban këtë emër. Ai zbuloi pse ka zgjedhur pikërisht Trepçën, derisa përmendi edhe yjet tanë si: Celina, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj. Dean ka luajtur tri ndeshje me Anglinë, kurse ka veshur fanellën e klubeve si: Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland, West Ham etj.