Ish kryetari i klubit të Ferizajt ka një ide se si të dilet nga kriza

Ish kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Afrim Abazi, shpreh shqetësimin deri në pikën e fundit se çfarë po ngjan me klubin.

Ferizajasit kanë paralajmëruar bojkotin për ndeshjen e të dielës kundër Rahovecit, sepse nuk kanë marrë paga që dy muaj.

“Është shqetësuese kjo çka po ndodh me KF Ferizajn, me një qytet i treti për nga numri i banorëve dhe me fuqi ekonomike i dyti në Kosovë”.

“Urgjentisht duhet të mblidhen të gjithë sportistët dhe ata që e kanë ndihmuar klubin me vite të tëra të mbajnë kuvendin, nëse ai ekziston por edhe nëse nuk ekziston duhet themeluar në mënyrë që klubi të del nga kjo krizë deri sa nuk bëhet një zgjidhje.

“Zgjidhja më e mirë kishte me qenë që ky kuvend të bëjë thirrje të gjithë biznesmenëve në një takim të përbashkët dhe ata që janë të interesuar të marrin klubin qoftë edhe me krijimin e një grupi aksionaresh dhe ti hiqet statusi që e ka tani si OJQ dhe definitivisht të heq dorë politika, cila do qoftë dhe mos të ketë më asnjë ndikim duke sjell njerëz të papërgjegjshëm dhe që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin”, tha Abazi.

abazi

ferizaj-696x423