Ish kryesia e KF Feronikelit, ndihmojnë si lojtarë KH Drenicën

Ekrem Elshani dhe e gjithë ish kryesia e Feronikelit, që e bëri këtë një ndër klubet më të trofeshme dhe të organizuara në Kosovë, tani vijnë me mision të ri. Vatrës së Drenicës t’ia kthejnë namin e dikurshëm në hendboll. Ata këtë po e bëjnë nga tani me “KH Drenica”.

Ekrem Elshani, edhe si lojtar kishte luajtur deri në vitin 2004, tani ai dhe shokët e gjeneratës së artë janë rikthyer në parket për ta ndihmuar klubin më të madh në traditën sportive të Drenasit, KH Drenica.

Ndërsa atij ju kanë bashkuar komplet ish-kryesia e Feronikelit dhe synimet janë të qarta në këtë vit rikthimi në Superligë dhe vitin e ardhshëm trofet dhe dalja në Evropë.

Nëse bazohemi në atë se çfarë ka bërë kjo kryesi në Feronikel, atëherë ditët e mira për hendbollin drenicas dhe atë kosovar po vijnë. Në foto shihet Ekrem Elshani, i cili luajti në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, ku skuadra nga Drenasi triumfoi bindshëm ndaj Deçanit, e Elshani e ndihmoi skuadrën me 8 gola në këtë takim. /Gazeta Olle/

elshani3