Ish-kryeministri viziton ekipin olimpik të xhudos, sheh nga afër edhe vendin ku do të ndërtohet qendra nacionale e xhudos

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës ka vizituar klubin e xhudos ‘Ippon’ në Pejë.

Në këtë vizitë, Haradinaj është takuar me xhudistët tanë që tashmë e disa javë gjenden në karantinë, shkruan Gazeta Olle.

Ai gjithashtu vizitoj edhe vendin ku do të ndërtohet Qendra Nacionale e Xhudos.

Më poshtë njoftimi zyrtar i Federatës së Xhudosë së Kosovës.

Ish Kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi sot xhudistët e karantinuar në klubin e xhudos “Ippon” në Pejë, ai vizitoi edhe vendin ku do të ndërtohet Qendra Nacionale e xhudos.

Haradinaj u shpreh i lumtur që xhudistat nuk kanë ndaluar punën por kanë vazhduar me stërvitje dhe shpresa për suksesin është edhe në të ardhmen.

Ai i përgezoi xhudistat për 5 Normat Olimpike dhe vëllëzerit Agron e Driton Kuka për punën e palodhshme ndër vite dhe tha që ndjehet mirë pasiqë i gjithë ky mund po shpërblehet me suksese.