Ish kapiteni viziton sot nga afër futbollistët e Kosovës në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur stërvitjen e tretë para dy takimeve të 7 dhe 10 shtatorit.

E në stërvitjen e sotme ishte edhe një njëri special, shkruan Gazeta Olle.

Në “Fadil Vokrri” ishte, ish futbollisti i Kosovës, Enis Alushi.

Alushi nën shoqërimin e Agim Ademit ka përcjellur nga afër Dardanët e Bernard Challandes.

33 vjeçari kishte bërë 10 paraqitje për Kosovën madje në disa prej tyre ishte edhe kapiten./GazetaOlle