Ish kampioni i Kosovës prezanton basketbollistin nga Amerika, Terik Bridgeman

Ish kampioni i Kosovës, Bashkimi i Prizrenit është përforcuar edhe me një basketbollist.

Tashmë për këtë skuadër ka nënshkruar aloqendra, Terik Bridgeman, shkruan Gazeta Olle.

“Terik Bridgeman është aloja e re te KB Bashkimi. Lojtari me prejardhje nga Amerika Terik Bridgeman i gjatë 198cm është përforcimi më i ri i klubit tonë. Në superligën e Georgisë përkatësisht në klubin Cactus Tiblisi luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 17/18 Bridgeman luajti me mesatare prej 12 pikë dhe 8 kërcime për ndeshje. Para saj ishte pjesë e William Paterson në NCAA ku kishte rreth 13 pikë për ndeshje”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Fotografia e KB Bashkimi Official

Ndryshe, Bashkimi gjatë ditës ka prezantuar edhe basketbollistin vendor, Musab Mala.

Ndërsa edhe Ilmen Bajra është prezantuar se shef i shtabit teknik në skuadër./GazetaOlle

Fotografia e KB Bashkimi Official