Ish-i i Dritës zbulon ‘Hithat’ dhe ka një porosi për ‘Intelektualët’ (FOTO)

Drita – Dukagjini, do të jetë takim shumë i veçantë për mesfushorin prishtinas, Labinot Jetullahu.

Lojtari i Dukagjinit është i vetmi që ka shijuar fanellën e të dyja skuadrave.

Madje, tek Drita ai kishte pasur karrierë të begatshme, kurse tani luan me klinasit.

“Nëse shënoj, nuk do të festoj, por natyrisht se do të gëzohem”, thotë Jetullahu për Gazetën Olle.

Jetullahu

Ai vlerëson lart ish-skuadrën e tij. “Drita ka një skuadër shumë të mirë. Do të jetë ndeshja jonë më e vështirë deri më tani. Për mua është takim shumë i veçantë, pasi Drita është një prej ekipeve që kam respekt të madh për të dhe tifozët Intelektualët. Më vjen shumë keq për ata tifozë nëse i mposhtim. Ndeshjen po e pres me gëzim”, ka thënë ai.

jetullahu

Ish-lojtari i shumë skuadrave në Superligë, thotë se elitës së futbollit kosovar i duhen edhe ‘Hithat’, tifozeria e Dukagjinit.

“Nëse fitojmë, Superliga fiton një qytet me shumë futbolldashës, me tifozë fenomenal, me një organizim shumë të mirë dhe normal tifozeria ‘Hithat’, do ta hijeshoninë Superligën. Ata na kanë përkrahur në secilin takim, nëpër shi e diel. I falënderoj shumë për përkrahjen, pasi do të na mahnitin edhe në barazh”, shtoi ai.

Drita – Dukagjini luhet të dielën në “Riza Lushta”.

hithatt