Ish-i i 89-shit, tani i Kosovës U-21, prezantohet tek Skënderbeu

Skënderbeu ka bërë edhe një tjetër prezantim ditën e sotme, teksa për tifozët tregon se talenti 20-vjeçar, Arbnor Muja është bashkuar zyrtarisht me ekipin.

I riu që aktivizohet edhe me Kosovën U-21, luan si sulmues, kryesisht në krahun e djathtë.

Muja e ka nisur karrierën tek Trepça 89’, ndërsa sezonin e kaluar u transferua tek ekipi i dytë i gjermanëve të Braunshvajgut, ku zhvilloi edhe 17 takime me ta, e shënoi 7 gola.

Tashmë, Muja ka firmosur për 2 vite me Skënderbeun, ndërsa sot është bashkuar me grupin e Ilir Dajës, e do të jetë në dispozicionin e tij që këtë fundjavë ndaj Tiranës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.