Ish-hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinën, po dëshmohet edhe në Gjermani

Hendbollistja shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Bellma Beba, një periudhë luajti për Kastriotin e Ferizajt dhe Prishtinën, tani shkëlqen në fanellën e skuadrës gjermane, HSG Würm-Mitte, që garon në Bayern Liga. HSG Würm-Mitte triumfoi m e rezultat 34:32 kundër HaSpo Bayreuth, në ndeshjen e javës së tretë.

Beba kontribuoi me katër gola dhe ishte ndër protagonistët në këtë sfidë shumë të vështirë.

Kjo ishte ndeshja e dytë e saj, sepse në hapje të edicionit nuk luajti për shkak të një lëndimit.

Në ndeshjen e javës së dytë  kur kishin humbë me 32:28 nga HC Erlangen, Beba kishte shënuar 9 gola.

Ajo deri me tash ka shënuar 13 gola. Karakteristikë e kësaj ndeshje ka qenë se në 15 minutat e fundit, pothuajse është luajtur fyt për fyti dhe çdo gabim ka qenë i kushtueshëm qoftë i njërës palë po ashtu edhe i skuadrës tjetër.

Klubi gjerman lavdëron Bebën, duke shkruar se në fazën e sulmit e patëm Belmën e cila me stilin e saj diti ta mbaj lojën në duart e saja dhe arritëm që për së dyti herë të fitojmë në kampionat. HSG Würm-Mitte renditet në vend të pestë me 4 pikë apo ka dy me pak se lideri ASV Dachau.

Në javën e ardhshme (me 8 tetor) do të luajnë në konak të Mintraching/Neutraubling. “Vërtet ishte një ndeshje shumë e fortë, por ne shënuam fitore të madhe. Të gjitha lojtaret dhanë kontribut të pakontestueshëm në këtë fitore”, tha Beba për gazetën “Bota sot”.

auto_IMG-20170905-WA00181506938135