Ish-gjyqtari i futbollit kosovar, kritika të ashpra për Agim Ademin

Ish-gjyqtari kosovar, Nexhmedin Bunjaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar rëndë Presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e publikuar nga Bunjaku:

Çka po ndodhë në FFK?!

A ka validitet nënshkrimi i Agim Ademit pas dënimit me burg nga Gjykata? Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opionon duke kërkuar edhe largimin e tij nga pozita e kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës, çka do te ishte veprim normal dhe nuk do krijonte dilema dhe nuk do te demtonte reputacionin e mire te krijuar te kombëtares tonë.

Por si duke Agim Ademi ka zgjedhur nje rrugë tjetër, te demtimit te imazhit te FFK-së per veprimet e tij ne te kaluaren , ai sot po lēndon imazhin e Federatës se Futbollit të Kosovës. Ambicia e Agim Ademit për të mbajtur pozitën e kryetarit në Federatë duke mobilizuar me “karamela” kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit për t’i dhënë mbështetje për të qëndruar në pozitën e kryetarit të FFK-së edhe pse gjykata e ka dënuar me 9 muaj burgim efektiv, nuk do mend so te te krijoj edhe me shumë dëme ne FFK te cilen nga storue te suksesit Agim Ademi po e kthen në paradoks ku i denuar per krim njekohesisht është perfaqesues dhe udhëheqes.

LRF edhe munden me ngran “karamela” por jo edhe UEFA dhe FIFA per te cilet sundimi i Ligjit eshte primare. Kryetarët e LRF paguhen me pagë nga FFK, prandaj kjo mbështetje me “karamele” është konflikt i pastër interesi. Jo rastesishtj Liga e Kosovës është liga me e dobët në Evropë dhe kjo tregon mënyrën e organizimit të FFK-së në rrafshin e brendshëm, sepse sukseset e Kombëtarës së Kosovës janë falë trajnerit dhe mentalitetit të lojtarëve që vijnë nga Evropa. Pse duhet Lidhjet Rajonale me mbrojtë Agim Ademin kur ai vetë me avokat nuk ka mundur të mbrohet në Gjykatë e cila e ka shpallur fajtor për vepër penale dhe e ka dënuar me 9 muaj burg efektiv. Federata është servis i klubeve dhe klubet nuk e kan për detyrë me mbrojt Agim Ademin por Ligjin, Statutin dhe rregulloret e UEFA-së dhe FIFA-s, apo duke e mbrojtur Agimin ata po i mbrojnë kalkulimet, kurdisjet dhe allashvereshet shumë vjeçare që kanë mes veti, me veprimet e fundit Federaten e Futbollit të Kosovës po e shëndrrojn ne PARADOKS.