Ish futbollisti i Trepçës ’89 e bën horë Luftëtarin, shënon katër gola në Ligën e Evropës

Skuadra shqiptare e Luftëtarit, ka humbur në ndeshjen debutuese nga Ventspils i Letonisë me rezultat 5:0.

Skuadra baltike i shënoi të pesë golat qysh në pjesën e parë.

2017-12-22_akinyemi

Katër gola i shënoi Adeleke Akinyemi, një emër i njohur për futbollin kosovar.

Akinyemi ka qenë në Kosovë para tri vitesh, kur erdhi në pranverë për të luajtur me Trepçën ’89.

akinyemi-adeleke-akinola-celeb-trep-a-89-trepca89-debut-goal

Ai kishte ardhur si huazim nga Skënderbeu, ndërsa në 19 ndeshje kishte shënuar 10 gola.

Akinyemi i shënoi katër golat për 35 minuta. /Gazeta Olle/

13174073_634738483340545_8490877762761555838_n