Ish futbollisti i Kombëtares së Serbisë viziton Veriun e Mitrovicës

Ish-mesfushori i Serbisë në futboll, Dejan Stankovic ndodhet në veri të Kosovës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2010, aktualisht ndodhet në veri të Kosovës, gjegjësisht Leposaviq, për një turne tradicional futbolli, shkruan Kurir.rs.

Stankovic ndodhet në Leposaviq për turneun e fëmijëve në futboll, që është edicioni i 47-të i turneut “Miqësia 2019”, dhe ku bëjnë pjesë 50 ekipe në pesë kategori.

Këto ekipe janë nga Graqanica, Priluzje, Plemetini, Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku si dhe ekipet e Novi Pazarit, Baljevac dhe Rudnicës.Stankovici në këtë event ishte i ftuari special, ku Kosovës iu referua si “Kosova e Metohija”.“E kam pranuar këtë ftesë me kënaqësi të madhe.

Po qëndroja në Kopaonik ku po mbahet edicioni i dytë i kampit tim të futbollit, Deki5, dhe e shfrytëzova mundësinë që të vij këtu”.“E di se sa shumë ky lloj suporti do të thotë për njerëzit tanë në Kosovë e Metohijë, kështu që kjo është më e pakta se çka munda të bëj. Kaluam shumë mirë dhe isha i kënaqur me faktin që pashë kaq shumë pjesëmarrës”, ka thënë Stankovici.