Ish-futbollisti i Juventusit bëhet trajner?

Ish-sulmuesi i skuadrës së Juventusit, Alessandro Del Piero, është duke menduar seriozisht t’i jap fund karrierës si futbollist për të filluar një jetë të re në futboll.

Ish-sulmuesi italian, nuk është duke menduar të bëhet zyrtarë i ndonjë klubi, por ai është duke menduar që të bëhet trajner.

“Nuk e kam menduar fare të bëhem trajner. Por tani jam duke i parë gjërat ndryshe dhe pas aventurave që kam pasur them se ekziston mundësia që të bëhem trajner”, deklaroi Del Piero.