Ish futbollisti i Dritës largohet edhe nga skuadra aktuale

Ish futbollisti i Dritës që është larguar nga kjo skuadër në janar të këtij viti, Eri Lamçja ka mbetur pa skuadër.

Tashmë anësori i fazës ofanzive është larguar edhe nga skuadra ku ishte aktualisht, Bylis, raporton GazetaOlle.com.

“Eri Lamcja nuk do te jete me pjese e skuadres sone ndonese ka pasur edhe nje vit kontrate. “Kalova shume mire ne Ballsh dhe arritem rekorde, Bylisi do te jete “hirushja” e Superiores. Do rri afer familjes,Ballshi ka qene nje nga eksperiencat me te bukura, me kane respektuar shume dhe iu uroj suksese grupit te lojtareve, shumica talente qe do lene gjurme ne Superiore. Me respekt Eri Lamcja”! Faleminderit Eri Lamcja”, njofton skuadra Bylis.

Kutjojmë se ansori nuk kishte treguar edhe aq shumë sa ishte pjesë e Dritës.