Ish-futbollisti i Dritës dhe Drenicës, shënon gol në Zvicër

Sulmuesi nga Tërnoci i Bujanocit, Semir Ramizi, ka shënuar gol për Xamaxin në Ligën e Dytë të Zvicrës, raporton Gazetaolle.com.

Ish-futbollisti i Dritës së Gjilani dhe Drenicës, ka shënuar ndaj Le Montit golin e parë në ndeshje.

Ky është goli i dytë në kampionat për Ramizin.

Xamaxi pas javës së 17-të ndodhet në vendin e dytë me 33 pikë të mbledhura. /Olle