Ish futbollisti i Barcelonës dënohet me burg prej 2 vite e 8 muaj

Njëri ndër futbollistët më të mirë turk, Arda Turan, është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas mediave në Turqi, futbollisti i Barcelonës, që luan si huazim te skuadra e Bashakshehir, është dënuar për posedim, gjuajtje dhe sulm me armë ndaj një personi tjetër.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Arda Turan sulmoi këngëtarin turk Berkai Shahin, kur e sulmoi atë në një lokal nate, teksa për të mos u kënaqur me kaq, ai me pistoletë kishte vizituar atë në spital.

Mirëpo dënimi i shqiptuar nga gjykata turke është vetëm me kusht, që mos të ketë ndonjë shkelje tjetër, pas së cilës mesfushori turk od të qëndrojë gjatë kohë në burgjet në Turqi.