Ish e dashura e Xhakës, refuzon ofertë marramendëse

Paratë dhe fama nuk vlejnë sa parimet për modelen shqiptare në Zvicër, Dorina Podrimja. Ish-kandidatja në “Miss Zvicra 2013” e cila ka qenë në lidhje të gjatë me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Talant Xhakën, ka refuzuar së fundmi një ofertë me shumë para nga televizioni zviceran “3+”.

Ajo nuk ka pranuar të bëhet protagoniste e ciklit të ri të emisionit “Die Bachelorette”, një “reality shoë” mjaft i njohur në mbarë Evropën. Prej pak kohësh, televizioni kombëtar është në kërkim të një vajze, e cila do të jetë protagonistja e emisionit “Die Bachelorette”.

Sipas formatit të përshtatur në shumë vende, vajza e përzgjedhur njihet me një numër të madh meshkujsh në të njëjtën kohë, me të cilët do të përjetojë eksperienca, ndërsa çdo javë do të largojë nga një mashkull nga shtëpia, duke e eliminuar.

Në fund të spektaklit, djaloshi i mbetur, i cili pranon trëndafilin, do të jetë dhe fatlumi, i cili mund të nisë një lidhje dashurie me bukuroshen…

Kriteret për t’u pranuar kanë qenë që vajza të jetë e bukur, inteligjente, karizmatike dhe jo e dashuruar. Ndonëse të gjitha këto kushte Dorina i plotësonte, ajo pa menduar dy herë e ka refuzuar.

 

dorina xhaka  1

 

dorina xhaka

 

dorinia 2

 

dorina 1