Ish “bomberi” i Shqipërisë me fjalë të mëdha për këtë futbollist të Kosovës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po vazhdon shkëlqimin e tij nën fanellën e Kosovës.

Ylli i Kosovës, ashtu si te Hellas Verona në Serie A ku po bën paraqitje të jashtëzakonshme, njësoi u paraqit edhe në fanellën e Kosovës në ndeshjen e fundit ndaj Çekisë, shkruan Gazeta Olle.

Për këto paraqitje, legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani ka bërë që ta lavdëron mjaft shumë 25 vjeçarin.

“Te Kombëtarja U-19 e kisha edhe Rrahmanin, një djalosh me shumë vlera”, ka thënë Bogdani për mediat italiane.

“Ai zgjodhi më pas t’i bashkohej Kosovës dhe kurrë nuk u ndala duke ndjekur atë. Ai u bë tashmë edhe kapiten”, vlerësoi Bogdani.

“Me transferimin e tij, Verona ka bërë një ‘goditje’ të madhe”, shtoi ai.

Image result for erjon bogdani