Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit përgjigjet nëse është në lidhje me sulmuesin e Milanit, Andre Silva

Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli është një ndër femrat më të komentuara në Itali.

Para disa ditës u përfol se ajo mund të kishte një lidhje me sulmuesin e Milanit, Andre Silva. Një thashethem që i ka tërhequr jo pak vëmendjen publikut.

Nëpërmjet disa stori në “Instagram”, ajo iu është përgjigjur pyetjeve të fansave, ku njëra prej pyetjeve ishte pikërisht për Andre Silvan.

“Me Andre Silvan, çfarë ka ndodhur?” është pyetur Sulejmani. “Akoma???? Unë do të doja të dija pse vazhdoni të më pyesni, unë nuk e kam parë kurrë atë djalë”, është përgjigjur shqiptarja.

Ndërkaq ajo është pyetur dhe nga një fans shqiptar, nëse është lidhur me Zhang, presidentin e Interit. Por ajo thjeshtë më një emoj të syve të hapur, ka treguar se çuditet nga kjo pyetje.