Isa Sadriu tallet me Lirinë: Mund të shënonim katër gola

Vushtrria e ka eliminuar Lirinë në rrethin e katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Por, kryetrajneri vushtrrias Isa Sadriu mendon se skuadra e tij është dashur më herët ta përfundoj ndeshjen, duke realizuar tre a po katër gola.

“Gjatë pjesës së parë Liria, i shpëtoi eliminimit pasi rezultati do të duhej të ishte 3 ose 4-0 sikur të shfrytëzonim rastet. Pro në një fushë të këtillë të rënduar lojtarët u shpërqendruan para portës”.

vushtrria  2

“Kështu mendojë që pjesën e parë e dominuam edhe me raste edhe me lojë. Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar kështu që e pamë që Liria vetëm me kundërsulme ka mundur të shënoi dhe atë e arritën”.

“Ne u rikthyem në fund barazuam, besojë që djelmoshat tanë e merituan të kalojnë këtë xhiro”, theksoi Sadriu për Super Sport Kosova.

auto_Liria1518170925