Inzaghi kërkon qetësi nga tifozët

Filippo Inzaghi thotë se tifozët e AC Milan kanë të drejtë të jenë të “zemëruar” mbi gjendjen aktuale të klubit, por ai ka kërkuar durim.

Rossonerët ja në vendin e 11-të në tabelë, edhe pse gjatë janrit erdhën emra si Destro, Cerci, Paletta dhe Bocchetti.

“Ne duhet të jemi të zemëruar me pozitën tonë në tabelë, por duhet të falim nga kjo pozitë e vështir me punë dhe dëshirën”, tha ish futbollisti italian.

“Tifozët kanë qenë shumë të durueshëm, por ata më njohin mua dhe ata e dinë dëshirën që unë posedoj për të bërë mirë dhe unë do të jap më të mirën për të ardhur te suksesi”.

“Unë besoj se ardhjet e reja na kanë përmirësuar dhe çdo gjë do të vjen në vend të vet,për të mire”.

Ai tregoi prafërsisht edhe për formacionin që do ta vë përballë Empolit të Elseid Hysajt.

“Mattia ka një qëndrim të shkëlqyer, ai stërvitet shumë mire. Ai është një djalosh kryevepër por unë nuk dua që ta  ngarkoj me përgjegjësi për ta vënë në presion të tepërt”, shtoi trajneri.

“Cerci ishte në rrugë për të luajtur, por ai ka qenë për disa ditë jashtë shkaku I një problemi të vogël në gju. Unë mund ta përdorië atë për 30 minuta”.