Interi prezanton Gagliardinin (FOTO) 11/01/2017 Ndërkombëtare, Tjera Skuadra nga Milano ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian nga Atalanta. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli. Shifrat e këtij transferimi ende nuk janë bërë publike, por sillen aty rreth 25 milionë euro.