Interi nuk gabon në shtëpi (VIDEO)

Me rezultat 3:1, Interi e ka mposhtur Udinesen në Giuseppe Meazza.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me anë të Cyril Thereau (9’).

Mirëpo, Stevan Jovetic u kujdes për barazimin e rezultatit (36’) dhe me shifra identike, ekipet shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, sulmuesi malazez shënoi edhe golin e dytë personal dhe të sigurisë për Nerazzurrët (75’).

Pas një shansi të mysafirëve për të barazuar, Eder e shënoi edhe golin e tretë për zikaltrit (90’+4).

Me këtë fitore, Interi i afrohet Romës në katër pikë, mirëpo Giallorossët të dielën luajnë kundër Napolit.