Interi në zi: Ndërron jetë ish-trajneri i tyre

Ka ndërraur jetë trajneri i njohur italian Luigi Simoni.

Ish trajner i skuadrave si Inter, Napoli e Lazio, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Simoni u bë shumë i njohur në Itali kur në vitin 2002 ishte afër që ta fitonte titullin kampion me skuadrën e Interit në Serie A.

Simoni me Interin në vitin 1998 e fitoi Kupën UEFA, ndërkohë që ylli i ekipit “zikaltër” aso kohe ishte “fenomeni” Ronaldo.

Krahas Interit, ka punuar edhe në ekipe si Genoa Brescia, Pisa, Lazio, Empoli, Cosenza, Carrarese, Cremonese, Napoli, Piacenza, Torino, CSKA Sofia, Ancona, Siena, Lucchese dhe Gubbio.