Interi “mbret” i qytetit, nënshtron Milanin në derbi

Interi ka fituar derbin lokal ndaj Milanit në “San Siro”, për të vazhduar kryesimin në Serie A me pikë të plota (12) pas katër xhirove.

Skuadra zikaltër fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë, përcjellë “Olle”.

Pjesa e partë u mbyll 0:0, por të dy ekipet i patën rastet e tyre e madje shënuan edhe nga një gol, mirëpo të pavlefshëm.

Mbrojtësi i djathtë i Interit, D’Ambrosio, humbi një rast të pabesueshëm pranë portës kuqezi.

Në pjesën e dytë, Interi realizoi dy herë.

Fillimisht rezultati u zhbllokua nga Marcelo Brozovic në minutën e 49.

12 minuta para fundit, Romelu Lukaku realizoi me kokë pas harkimit fantastik të Barellas për 2:0, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar.

Ndryshe nga Interi që është i pari në klasifikim, Milani mbetet në pozitën e shtatë me dy fitore e dy humbje pas katër ndeshjeve të para. /Gazeta Olle/