Interi largon talentin që premtonte shumë

Pasi që u kthye nga huazimi nga Cagliari, Interi ka vendosur për ta huazuar përsëri sulmuesin Samuele Longo.

Zikaltërit kanë arritur marrëveshje me Frosinonen, skuadër në të cilën Longo do të luajë në stinorin e ri.

Ndryshe, Longo shihej si njëri ndër talentët që premtonin shumë te skuadra zikaltër, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar me kalimin e kohës. /Olle