Interi fiton në transfertë kundër Frosinones (VIDEO)

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme sot në udhëtim kundër Frosinones me rezultatin 1-3 në stadiumin “Benito Stirpe”, shkruan GazetaOlle.

Ndeshja zhbllokohet në minutën e 19′ me golin e Radja Nainggolan.

Rezultati dyfishohet në minutën e 37′ me golin e Ivan Perisic nga pika e penalltisë.

Golin e tretë për Interin e shënoi Vecino në minutën e 90+3′.

Golin e vetëm për Frosinonen e shënoi mesfushori Francesco Cassata.

Me këtë fitore Interi renditet në vendin e 3 me 60 pikë. /GazetaOlle/