Interi eliminohet nga Liga e Evropës

Interi nuk ka arritur ta mbajë epërsinë ndaj Hapoel Beer Shevas, duke u mposhtur në fund 3:2. Italianët e kishin epërsinë prej dy golave në pjesën e parë, pas shënimeve të Icardi dhe Brozovic.

Megjithatë, izraelitët barazuan në pjesën e dytë, duke shënuar me Maranhaon dhe Nwakaemen.

Në minutën e 93-të, Sahar realizoi golin e fitores për Hapoelin.

Interi e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë në fushë, pas daljes me të kuq nga Samir Handanovic.

Pas kësaj humbje, Interi është eliminuar nga faza e grupeve.

loading...